Top Channel/ Përhapja e koronavirusit, BE: Do ta zbulojmë nga ujrat e zeza

2 Просмотры
Издатель
Autoritetet italiane e kanë pohuar këtë me kohë, por tani edhe BE-ja u bind se kontrolli i ujërave të zeza është metodë e besueshme për sigurimin e informacionit në përhapjen e virusit. Komisioneri i Mjedisit, Virginijus Sinkevicius tha se shtetet anëtare duhet të analizojnë sistematikisht ujërat e zeza për të parandaluar pandeminë e koronavirusit. "Monitorimi i ujërave të zeza mund të jetë një burim i lirë, i shpejtë dhe i besueshëm informacioni rreth përhapjes së virusit dhe varianteve të tij në popullatë," pohoi ai për gazetën "Welt am Sonntag", duke shtuar se të 27 shtetet e bllokut duhet të "krijojnë sisteme efektive për monitorimin e ujërave të zeza sa më shpejt të jetë e mundur". Kjo mund të bëhet maksimumi brenda prej gjashtë muajve. Kontrolli i ujërave të zeza është "një koncept i provuar dhe i testuar për mbikëqyrjen e shëndetit publik". Një sërë qytetesh të mëdha si Barcelona, kanë përdorur kampionë të ujrave të zeza për të llogaritur sasinë dhe llojin e konsumit të drogave. Tani mendohet se analiza e ujërave të ndotura mund të përdoret jo vetëm si sistem paralajmërimi i hershëm, por edhe për të verifikuar situatën aktuale të Covid 19. Kështu sipas ekspertëve, nëse në ujërat e zeza nuk zbulohen gjurmë të virusit, ky mund të jetë një tregues se në zonat e shqyrtuara rreziku duhet të jetë më i ulët.”

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni:

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE:
For more content from click HERE:
Like Top Channel on Facebook HERE:
Follow Top Channel on Instagram HERE:
Follow Top Channel on Twitter HERE:
#VirginijusSinkevicius#BE#TopChannel
Категория
Трендовое видео
Комментариев нет.