Top Channel/ Shqipëria, “fushëbeteje”- detajet nga stërvitja gjigande "Defender Europe 21"

2 Просмотры
Издатель
Shqipëria është mikpritëse e stërvitjes "Defender Europe 21", më e madhja që aleanca veriatlanktike ka zhvilluar ndonëjherë në rajon. Gjenerali Bajram Begaj rrëfeu për Zërin e Amerikës se ajo është e përmasave të jashtëzakonshme jo vetëm për shkak të pjesëmarrjes, por edhe për shkak të rëndësisë. Kjo stërvitje përfshin një territor mjaft të gjerë që nga Afrika e deri në Europë, por në vijë frontale përfshin vendet e Europës veriore nga Baltiku, Deti i Zi dhe Ballkanit Perëndimor. Në të mendohet të marrin pjesë rreth 30 mijë trupa dhe do të jenë të pranishëm edhe 26 vende anëtare të NATO-s, të cilët do të jenë me prani trupash gjithashtu. Për vendin tone, ky eveniment ushtarak është shumë i rëndësishëm për faktin që Komanda Amerikane e Europës dhe Afrikës organizon këtë stërvitje për herë të parë në rajonin, e rëndësinë e shprehin vete përmasat e saj. Sipas gjeneralit, stërvitja përvec planeve dhe komunikimit strategjik që bën në vetvete, ka dhe një interes ushtarak per faktin që rrit dhe teston aftësinë dhe gadishmërinë operacionale të forcave aleate. Ajo dëshmon një akt besimi që SHBA kanë për Shqipërinë dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Ne do të marrim pjesë me mjete dhe trupa tokësore, detare, ajrore dhe do të ketë pjesëmarrje nga struktura të tjera të mbështetjes, komunikimit dhe mbrojtjes kibernetike, thote ai. Stërvitja do të kryhet në rajone të ndryshme të Shqipërisë, Durrësi, Biza, Rinasi, Kuçova, Farka etj. Trupat amerikane në vendin tonë mund të arrijnë 3 mijë ose 4 mijë të pranishme nga Komanda Amerikane për Europën dhe Afrikën, ndwrsa do te kete kapacitet logjistik, mbështetës, akomodues dhe komunikues të ushtrisë amerikane.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni:

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE:
For more content from click HERE:
Like Top Channel on Facebook HERE:
Follow Top Channel on Instagram HERE:
Follow Top Channel on Twitter HERE:
#DefenderEurope#BajramBegaj#TopChannel
Категория
Трендовое видео
Комментариев нет.